Sulm me bombë ndaj ish-kryeministrit të Greqisë

Një sulm me bombë është organizuar ndaj ish-kryeministrit të Greqisë, Lucas Papademos. Bëhet e ditur se Papademos ka marrë plagë të rënda si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në automomjetin në lëvizje në të cilin ndodhej, raporton AA.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur kur Papademos ndodhej duke ecur me automjetin. Si pasojë e shpërthimit Papademos është plagosur rëndë dhe bashkë me 2 persona të tjerë që ndodheshin në automjet është dërguar në spitalin Evangelismos në Athinë.

Në lajmet në shtypin lokal pretendohet se shpërthimi ka ndodhur pasi ish-kryeministri i Greqisë ka hapur një dosje të dërguar ndaj tij.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit të ndodhur në bulevardin “3 shtatori” në Athinë janë thyer xhamat e automjetit të blinduar të Papademos, gjithashtu është vërejtur se ka dalë tym nga pjesa e poshtme e automjetit.

Ndër të tjera theksohet se vazhdojnë kontrollet e policisë e cila ka marrë nën kontroll bulevardin ku ka ndodhur shpërthimi.

Pak kohë më parë në Athinë ishin sekuestruar pako të dyshimta të dërguara me postë për t’u përcjellë tek disa institucione shtetërore dhe disa liderëve evropianë. Pakot e përcaktuara të dërguara nga Athina ishin marrë përsipër nga organizata e emëruar “Komploti Qelizat e Zjarrit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne