Sulm i armatosur ndaj një burgu në Brazil

Në një sulm të kryer në një burg në Brazil, 1 polic ka humbur jetën, kurse 41 prej 105 të arratisurve janë kapur me një operacion.

Sipas lajmit të mediave lokale, 20 persona me armë të rënda në provincën Paraiba në verilindje të shtetit kanë sulmuar burgun Romeu Goncalves Abrantes.

Një polic ka humbur jetën si pasojë e përleshjeve. Në sulm, pjesa e përparme e burgut u hodh në ajër, ku 105 prej të burgosurve u arratisën nga kjo pjesë.

Gjatë një operacioni 41 prej të burgosurve të arratisur u kapën, ndërsa po vazhdojnë punimet për arrestimin e të tjerëve.

Njoftohet se burgu është një prej burgjeve më të pajisura me sisteme të sigurisë së lartë.

Sipas vlerësimeve të vitit 2016, në Brazil në burgjet me kapacitet prej 368 mijë e 49 persona mbahen 727 mijë e 712 të burgosur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne