Sulm i përgjakshëm në veri të Siri, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur

Si pasojë e sulmit terrorist me autobombë në nënprefekturën Al Bab në veri të Sirisë, sipas përcaktimeve të para, u vranë 10 civilë.

Bëhet e ditur se në një shpërthim me autobombë ndodhi së terminalin e autobusëve në qendrën e Al Babit që është nën kontrollin e ushtarëve opozitarë në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Sipas përcaktimeve të para, 10 civilë u vranë dhe të paktën 30 të tjerë u plagosën.

Ekziston shqetësimi se numri i vdekjeve do të rritet.

Ndërkohë që si pasojë e shpërthimit u dogjën një numër i madh i automjeteve, gjithashtu u shkaktuan dëme të mëdha materiale edhe në ndërtesat përreth.

Ekipet e Mbrojtjes Civile mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e zjarrit, si pasojë e shpërthimit.

Forcat lokale të sigurisë filluan të hetojnë ata që mund të kenë kryer sulmet.

Organizata terroriste YPG/PKK, që është nxjerrë nga Afrini me operacionin “Dega e Ullirit”, vazhdon të pushtojë rajonin Tel Rifat, që ndodhet në veriperëndim të Al Babit.

Organizata terroriste, që ka bërë strofkë në këtë rajon, shpesh herë merr në shënjestër vendbanimet nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Siriane./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne