Islamofobi

Sulm islamofob në shkollën muslimane në Australi

Një kokë derri brenda një qeseje që paraqiste një svastika (kryq nazist) është lënë të mërkurën në portën e një shkolle muslimane në jug të Brisbanës, duke synuar të shqetësojë nxënësit e saj.

Herët të mërkurën, stafi i Kolegjit Islamik të Brisbanës e hoqi qesen përpara se studentët të mbërrinin, por dëshmitarët thanë se u tronditën nga incidenti.

“Ata janë të shqetësuar për faktin se, ndonëse është një gjë e vogël, ka fëmijë me të vërtetë të vegjël që shkojnë në atë shkollë, sepse (studimet në shkollë vazhdojnë) që nga mosha parashkollore deri në vitin e tretë”, tha kryetari i shkollës, Ali Kadri.

“Ka të bëjë me sigurinë e fëmijëve. Nëse dikush mund të bëjë këtë, duke pasur parasysh klimën, çdo gjë tjetër mund të ndodhë gjithashtu,” vuri në dukje ai. “Pra, është me të vërtetë e frikshme.”

Ai shtoi se disa meshkuj të rinj në një Subaru WRX u kapën nga kamerat e shkollës, dhe pamjet u kaluan në polici. Pamja është mjaft e qartë, tha ai.

Yassmin Abdel-Magied, një ish-studente e shkollës, shkroi në Twitter për të shprehur zhgënjimin e saj në lidhje me incidentin në kolegjin në të cilin ajo ka kryer shkollimin fillor.

“Si pritet nga një prind që t’i shpjegojë një fëmije përse njerëzit i urrejnë?” Tha ajo. “Më vjen keq. Më vjen keq që ne duhet të jetojmë në një botë ku fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë në Australi pa u turpëruar dhe kërcënuar”. / © Gazeta Impakt

OPINIONE