Sulm me autobombë në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë

Një autobombë është shpërthyer në qendër të nënprefekturës Jerablus, që ndodhet në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë.

Në sulmin terrorist që ndodhi në një pikë ku ndodhen shumë civilë, sipas përcaktimeve të para u plagosën 4 persona.

Si pasojë e shpërthimit ka shumë dëme materiale përreth.

Forcat e sigurisë, që bën inspektime në vendngjarje, qëndrojnë mbi mundësinë që ky sulm të jetë kryer nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne