Sulm me bombë në Afganistan, humbin jetën 7 civilë

Në një sulm me bombë në Helmand, që ndodhet në jug të Afganistanit, kanë humbur jetën 7 civilë.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Helmandit, Omar Zuwak njoftoi se bomba e vendosur afërs rrugës në Leskergah, u aktivizua kur në këtë pjesë kaloi automjeti në të cilën ndodheshin civilë.

Zuwak tha se në sulmin humbën jetën 7 civilë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne