Sulm me bombë në Universitetin e Kabulit, humbin jetën 19 persona

Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë dhe me armë në Universitetin e Kabulit në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan njoftoi se 19 persona, shumica studentë humbën jetën pas një sulmi me bombë dhe me armë në orët e drekës në Universitetin e Kabulit i cili është univesiteti më i madh i vendit.

Aryan tha se në sulm u plagosën 22 persona dhe se kanë përfunduar përleshjet mes forcave të sigurisë dhe agresorëve.

Më tej zëdhënësi Aryan shtoi se janë neutralizuar 3 agresorët.

Fillimisht sulme dhe më pas përleshje të armatosura

Agresorët me identitet dhe numër të paidentifikuar kryen në orët e drekës një sulm me bomba dhe armë në Universitetin e Kabulit i cili është universiteti më i madh i vendit. Ndërkohë më pas pati përleshje të armatosura mes agresorëve dhe forcave të sigurisë të cilët mbërritën pas këtyre sulmeve.

Aryan tha se trafiku u mbyll në të gjitha rrugët përreth universitetit dhe se u evakuuan shumica e studentëve.

Përderisa sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush, në një deklaratë nga talebanët thuhet se ata nuk kanë lidhje me sulmin.

Në universitet kishte provim dhe hapje të një panairi

Në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Kabulit kishte provim dhe se sulmi pretendohet që jetë kryer në këtë degë.

Gjithashtu sot me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, në universitet do të zhvillohej hapja e “Panairit të miqësisë Afganistan-Iran”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne