Sulm ndaj një institucioni publik në Amerikë, 2 të vrarë dhe dy të plagosur

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi të armatosur në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas lajmeve të medias amerikane një sulm i armatosur ka ndodhur në mëngjes në një ndërtesë publike në Karolinën e Veriut.

Autoritetet amerikane bënë të ditur se në sulm dy punonjës humbën jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkaq nuk u dha asnjë informacion i detajuar në lidhje me sulmin ose identitetin e sulmuesit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne