Sulm ndaj një xhamie në Francë

Në qytetin Colmar të Francës një agresor vuri në shënjestër xhaminë me makinën e tij.

Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e Haut-Rhin, një person e ngau makinën drejt xhamisë duke u përplasur me të.

Bëhet e ditur se filloi hetimi në lidhje me ngjarjen.

Në deklaratën e bërë për media Prokurorja e Colmarit, Catherine Sorita-Minard tha se sulmuesi ka plagosur fytin e vet me thikë dhe do të operohet në spital.

Ndërkaq bëhet e ditur se në xhami ka dëme materiale./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne