Sulm ndaj xhamisë Kocasinan në Berlin, xhamia bëhet e papërdorshme

Në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, një xhami që i përket Unionit Islam Turk të Çështjeve të Entit Fetar (Dijanet), është sulmuar natën e të shtunës.

Hamia Koxhasinan (Kocasinan) është bërë e papërdorshme.

Xhamia ndodhet në zonën Wedding të Berlinit dhe sulmi ndodhi rreth orës 2 të natës.

Sipas dëshmitarëve okularë sulmi u bë nga 3 persona që kishin maskuar fytyrën.

Sulmuesit thyen portën hyrëse të xhamisë dhe hodhën lëndë djegëse brenda saj.

Xhamia e përfshirë nga flakët brenda një kohe të shkurtër u shua me një përpjekje 2 orësh të zjarrfikësve.

Bëhet e ditur se në sulm nuk pati viktima ose të plagosur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne