Sulm terrorist mbi një automjet policor në Turqi, 5 të plagosur

Një automjet policie sot ishte në shënjestër të një sulmi terrorist në Turqinë juglindore, tha një zyrtar vendor.

Mahmut Demirtas, prefekt krahinor i Adana-s, tha se një zyrtar policie dhe katër kalimtarë u plagosën lehtë nga një bombë që shënjestroi autobusin i cili transportonte personelin e policisë.

Demirtas tha se një pajisje eksplozive e improvizuar ose një lloj tjetër bombe mund të jetë përdorur në sulmin në rrethin qendror Yuregir. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne