Sulm terrorist ndaj ambasadës së Katarit në kryeqytetin e Sirisë

Sulmi i terroristëve në rajonin Abu Ramana në Damask, kryeqytetin e Sirisë ka lënë të vrarë dhe të plagosur tre persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se terroristët të enjten në mbrëmje kanë sulmuar me predha zonat rreth ambasadës së Katarit në rajonin Abu Ramana të Damaskut dhe kanë vrarë dy civilë sirianë dhe kanë plagosur një tjetër. Në këtë sulm terrorist janë shkaktuar dëme materiale për automjetet e qytetarëve sirianë. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS dhe të Frontit Nusra në Dejr Al-Zur dhe në provincën e Damaskut. Ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj kanë çliruar rajonin Al-Ghurija në juglindje të Dejr Al-Zur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne