Sulm terrorist ndaj një xhamie në Francë

Si pasojë e zjarrit të hapur para një xhamie në qytetin Brest të Francës janë plagosur 2 persona, ku njëri është imami i xhamisë.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat franceze një person hapi zjarr para xhamisë në lagjen Pontanezen të qytetit Brest të Francës, në të cilin myslimanët jetojnë në bashkesi te medha.

Agresori u arratis me makinë pas ngjarjes, ku u plagosën 2 persona, njëri imami i xhamisë, ndërsa më pas u gjet i vdekur pranë makinës.

Ndërkohë që të plagosurit u dërguan në spital për kurim zyrtarët e sigurisë e filluan hetimin.

Në deklaratën e bërë në lidhje me rastin në llogarinë e tij në media sociale, ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner nga prefektët kërkoi që t’i shtojnë masat e sigurisë në vendet e adhurimit në mbarë vendin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne