Bota

Sulm terrorist në jug të Londrës, policia vret agresorin pasi sulmoi me thikë kalimtarët

Një sulm terrorist ka ndodhur në jug të Londrës në Streatham High Road.

Policia konfirmon se një burrë ka goditur me thikë dhe ka plagosur dy kalimtarë. Agjentët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e qëlluar dhe lënë të vdekur në vend agresorin.

Mësohet se incidenti po trajtohet si një sulm terrorist nga autoritetet britanike.

Zona përreth këtij sulmi është izoluar dhe të plagosurit po marrin ndihmën e shpejtë.

/TPZ.al/

OPINIONE