Sulm terrorist në SHBA: Ish-ushtaraku merr peng dhe vret 3 gra, gjendet dhe vetë i vdekur

Një person i armatosur dhe tre pengje u gjetën të vdekur të premten mbrëma në një shtëpi të veteranëve të Kalifornisë Veriore, duke përfunduar një situatë pengmarrjeje që zgjati rreth tetë orë.

Ato u vranë pas një sulmi ku për orë të tëra tratativash me policinë të cilët nuk mundën dot t’i shpëtonin.

Të tria gratë ishin punonjëse të një programi rekuperimi të veteranëve të ndikuar nga stresi post-traumatik i luftës. Ende nuk dihet motivi dhe identitetet e viktimave, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne