Shqiperia

Sulm terrorist në Tiranë

Tirane- Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të hëne reth orës 23:00 pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë.

Dyshohet se automjetit tip “Smart” i ishte vendosur tritol në pjesën e pasme të tij.

Makina e parkuar pranë Prokurorisë
Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale, ndërsa mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

OPINIONE