Sulm xhamisë së Ceuta-s, tentohet një “Christchurch” spanjoll

Për pak sa nuk është përsëritur ngjarja e rëndë e 15 marsit në Christchurch të Zelandës së Re, kësaj herë në Ceuta, enklavë spanjolle në Afrikën Veriore.

Sulmues të panjohur hapën zjarr atë që konsiderohet si xhamia më e madhe dhe më e bukur e Ceuta-s, “Muley El Mehdi”

Sulmi u krye në momente kur besimtarët po kryenin rite adhurimi në xhami, gjë që shkaktoi një panik të madh mes besimtarëve, por për fat të mirë, nuk pati pasoja në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi u krye nga një ose dy persona.

Policia në Ceuta ka nisur një hetim për sulmin dhe kërkimin e autorëve.

Komuniteti musliman përbën 43 për qind të popullsisë së përgjithshme në enklavën spanjolle të Ceuta-s. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne