Sulme me dronë ndaj dy fabrikave të kompanisë saudite “Saudi Aramco”

Arabia Saudite ka njoftuar se si pasojë e sulmeve me dronë të armatosur janë përfshirë nga zjarri dy fabrika që i përkasin kompanisë kombëtare të naftës në vend “Saudi Aramco”.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite, zëdhënësi i sigurisë së Ministrisë së Brendshme emri i të cilët nuk është zbuluar tha se rreth orës 04.00 të mëngjesit sipas kohës lokale, janë përfshirë nga zjarri 2 fabrika që i përkasin kompanisë “Saudi Aramco” në rajonin Bekik dhe në rajonin Haris në El-Ahsa.

Ai tha se zjarri është vënë nën kontroll me ndërhyrjen e ekipeve të sigurisë në kompani dhe se dy fabrikat janë përfshirë nga zjarri si pasojë e sulmeve me dronë.

Zëdhënësi nuk fajësoi asnjë palë për sulmin me dronë ndërkohë që Huthit në një deklaratë me shkrim kanë lënë të kuptohet se sulmin e kanë organizuar ata.

Vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit

Televizioni i Arabisë Saudite, Al Arabiya ka njoftuar se vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit që është vënë nën kontroll.

Gjithashtu në lajmin e televizionit është theksuar se deri më tani nga zjarri nuk ka të vdekur apo të plagosur.

Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen krahas raketave balistike me rreze të mesme dhe të shkurtër që në përgjithësi neutralizohen nga sistemini i mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite, kohët e fundit ata po vendosin në objektiv me dronë të armatosur disa rajone të vendit.

Në Jemen ku një kohe të gjatë mbizotëron destabiliteti politik, po ndodhin koflikte mes Huthive dhe forcave të qeverisë të cilat kanë marrë mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne