Sulme raciste ndaj emigrantëve në Itali

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA në ngjarjen e ndodhur dje në Napoli, emigranti 22-vjeçar nga Senegali me leje të rregull ligjore qëndrimi, Cisse Elhadju Diebel, që bënte punën e shitësit ambulant, u sulmua me armë nga dy persona.

Në ngjarjen e jetuar natën në zonën e stacionit të trenit qendror, dy persona që lëviznin me motor, qëlluan disa herë mbi Diebel, i cili ishte duke biseduar me një shok.

I plagosur vetëm me një plumb në këmbë, ai u dërguan në spital, ku u fut menjëherë në operacion.

Bëhet e ditur se emigranti nga Senegali nuk është në rrezik për vdekjen.

Kurse në qytetin Pistoia u sulmua një nga mysafirët refugjatë të Kishës Vicofaro.

Në ngjarjen e bërë publike nga llogaria në median sociale të priftit të kishës, Massimo Biancalani bëhet e ditur se në orën 23.00 është qëlluar me armë një prej mysafirëve të kishës.

Emigranti që u qëllua me armë nga sulmuesit, të cilët ofenduan duke thënë “zezak i poshtër”, shpëtoi pa u plagosur.

Policia filloi hetimin në lidhje me të dyja ngjarjet.

Partia e majtë në opozitën e Italisë, Partia Demokrate (PD), sulmet në rritje të muajve të fundit i lidh me shprehjet e ashpra dhe politikën ndaj emigrantëve të liderit të Partisë ekstremiste të djathtë Lega (Liga), partnere në qeveri, njëkohësisht Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne