Sulme të armatosura në Nigeri, 11 të vdekur

Gjatë sulmeve të armatosura në veriperëndim të Nigerisë, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa një numër i madh i tyre u plagosën.

Mediat lokale lajmërojnë se në sulmin e armatosur të cilin persona të panjohur e kryen në Zamfar, humbën jetën 5 persona, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Sulmuesit njëherit dogjën disa shtëpi dhe vodhën produktet ushqimore.

Gjatë një sulmi të kryer në Birnin Gwari në Kaduna humbën jetën 6 civilë.

Duke marrë parasysh atë se sulmuesit gjithnjë e më shumë përdorin motoçikleta gjatë kryerjes së sulmeve, në disa shtete federale është ndaluar përdorimi i tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne