“Sulmet ajrore të SHBA-së në Siri kanë për qëllim mbështetjen e Daeshit”

Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Sirinë Lindore kanë vrarë mbi 100 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, thotë i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Një ish-oficer ushtarak i luftës në ushtrinë amerikane thotë se ky raport është “një tjetër tregues i hipokrizisë amerikane”, duke shtuar se kjo dëshmon mbështetjen e Uashingtonit për terroristët e Daeshit.

“Kjo nuk është asgjë e re. Kjo është pjesë e strategjisë së operacionit psikologjik që Shtetet e Bashkuara ndoqën nën ish-Presidentin Xhorxh Bush, dhe pastaj përsëri nën [ish-Presidentin Barak] Obama, dhe ajo që ne po shohim tani është ushtria amerikane dhe CIA që kanë dalë jashtë kontrollit në mbështetjen e tyre ndaj ISIS-it (Daeshit), duke i mbështetur ata për destabilizimin (e vendit),” tha Scott Bennett për Press TV në një intervistë të premten.

Analisti vazhdoi të thoshte se Shtetet e Bashkuara po e përdorin Daeshin si “një përbindësh të Frankenshteinit” për të shkaktuar kaos në Lindjen e Mesme dhe për të ndjekur Planin izraelit të Oded Yinon për copëtimin e rajonit.

Bennett tha se sulmet ajrore amerikane në Siri ishin “të paligjshme”, duke shtuar se ndryshe nga Rusia, Uashingtoni nuk po vepron në territorin sirian me kërkesë të qeverisë siriane.

“Pra, kur SHBA-ja bën gabime të tmerrshme dhe vret civilë, vret gra dhe fëmijë, më e mira që mund të bëjë është të përpiqet të shmanget dhe të thotë se raportet janë të pasakta, por është fakt që këto janë raporte janë të verifikuara, dhe ne po e shohim gjithnjë e më shumë se civilët po vriten nga armatimet amerikane, që nuk kanë të drejtë të jenë në Siri”, tha ai. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne