Sulmet e armatosura në Çikago, 8 të vdekur dhe 54 të plagosur

Në ngjarjet e ndodhura gjatë fundjavës në Çikago i cili cilësohet si “kryeqyteti i krimit në SHBA”, kanë humbur jetën 8 persona dhe 54 të tjerë janë plagosur.

Policia e Çikagos ka publikuar shifrat e sulmeve me armë të përjetuara që nga dita e premte pas përfundimit të orarit zyrtar të punës e deri në natën e së dielës. Sipas policisë, në ngjarje të ndryshme gjatë kësaj periudhe kryesisht në pjesët jugore të rajonit kanë humbur jetën 8 persona dhe 54 të tjerë janë plagosur.

Si pasojë e sulmeve me armë këtë vit në Çikago janë vrarë gjithsej 422 persona si dhe janë plagosur 2.013 të tjerë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne