Sulmet e avionëve amerikanë në zonat e banuara në Mosul: 35 civilë të vrarë dhe 133 të plagosur

Burime irakiane kanë njoftuar se avionët ushtarake amerikanë në mbrëmjen e së mërkurën kanë bombarduar disa lagje të banuara të Mosulit (qendër e provincës Ninva, në veri të Irakut), duke vrarë 35 persona dhe duke plagosur 133 të tjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, më parë avionët ushtarakë të koalicionit të udhëhequr nga Amerika, kanë bombarduar disa pjesë të Mosulit, duke vrarë dhe plagosur një numër të madh të civilë irakianë. Amerika vitet e fundit nën pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste në Siri dhe Irak, ka kryer shumë krime. Vlen të theksohet se ushtria irakiane operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit Mosul i ka nisur më 19 shkurt të 2017 dhe që nga ajo kohë e deri tani është çliruar më shumës e 40% e zonave perëndimore të Mosulit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne