Sulmet e koalicionit saudit vrasin dhe plagosin tre fëmijë jemenas

Si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër rajoneve të ndryshme të Jemenit në 24 orët e kaluara, janë vrarë dhe plagosur disa qytetarë jemenas në mes të tyre edhe 3 fëmijë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa vendbanime në qytetin kufitar “Razeh” në provincën Sa’de në veri të Jemenit kur si pasojë e këtyre sulmeve është vrarë një fëmijë dhe janë plagosur dy të fëmijë të tjerë jemenas.

Avionët luftarak të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë kryer edhe 3 sulme të tjera në qytet Khub dhe Sha’f të provincës Al-Xhuf në veri të Jemenit, 3 sulme në rajonin Kanije në provincën Al-Bejda’e në jug të Jemenit dhe 6 sulme në qytetet Sirvah dhe Muxhezir në provincën Meareb në qendër të Jemenit ku kanë shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore në këto rajone.

Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjithashtu kanë kryer sulme edhe me artileri dhe raketa kundër disa rajoneve në provincën Al-Hudejda në jugperëndim të Jemenit gjatë të cilave janë plagosur disa qytetarë jemenas./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne