Sulmet izraelite me dronë në Irak nisën nga bazat ajrore të SHBA

Izraeli ka përdorur bazat ajrore amerikane në Irak për të kryer sulmet e tij të me dronë kundër pozicioneve të Hashd al-Shaabit, tha një komandant irakian, duke paralajmëruar se agresioni do të përballet me përgjigje të fortë nëse përsëritet.

Ali al-Jaseri, komandanti i grupit irakian të rezistencës Saraja al-Khorasani, thotë se të gjitha sulmet e Izraelit në Irak ishin indirekte dhe ishin nisur nga bazat amerikane brenda Irakut. “Dronët që fluturonin në hapësirën ajrore të Irakut ishin ngritur nga bazat amerikane,” i tha ai kanalit televiziv iranian Al Alam. Komandanti irakian tha se forcat e rezistencës në të kaluarën i kanë mposhtur izraelitët dhe janë të afta ta bëjnë këtë përsëri falë fuqisë së tyre të madhe.

“Hashd al-Shaabi sot gëzon një fuqi shumë të madhe për të krijuar një fitore të re për Irakun,” tha ai. Ushtria e Irakut më 26 gusht tha se kishte filluar një hetim për një sulm izraelit që vrau dy luftëtarë të Hashd al-Shaabit afër qytetit al-Kaim afër kufirit perëndimor të Irakut me Sirinë. Regjimi izraelit ka gjithashtu një dosje të gjatë të sulmeve ndaj forcave që luftojnë terroristët takfiristë në Siri. Një parlamentar irakian tha në një intervistë për kanalin iranian Al-Alam se ai priste që qeveria e tij të adoptonte të njëjtin qëndrim si Rezistenca kundër regjimit sionist.

Një përfaqësues i fraksionit Sadekun në Parlamentin e Irakut tha se autoritetet irakiane duhet të ndjekin shembullin e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah. Hasan Salem, përfaqësuesi i fraksionit Sadekun në Parlamentin Irakut, përshëndeti operacionet heroike të djemve të rezistencës islamike, Hezbollahut libanez, kundër regjimit sionist.

Salem në një deklaratë theksoi se disa udhëheqës arabë janë mercenarë të regjimit sionist dhe se ata janë shndërruar në vegla për shtypjen e popujve muslimanë. Sulmet izraelite në Irak e kanë shtuar irritimin e popullit irakian ndaj rolit destruktiv të bazave amerikane në këtë vend, ndërsa Parlamenti irakian po diskuton dëbimin e trupave amerikane nga Irakut. Ndërkohë, një zyrtar lokal në provincën Anbar tha se një kolonë prej 108 kamionësh të mëdhenj të SHBA të ngarkuar me pajisje të ndryshme ushtarake që vinin nga Jordania ka mbërritur në Irak përmes pikës kufitare Trebil, dhe armët janë transferuar në bazën ajrore amerikane Ejn al-Asad, në perëndim të Irakut. Burimi, i cili foli për kushtet e anonimitetit, tha se “kolona u shoqërua nga një kompani e sigurisë e quajtur Kingdom of Peacock” (Mbretëria e Palloit).

Në maj 2019, u raportua që kompania famëkeqe amerikane Blackwater është rikthyer në Irak dhe po stërvit terroristët e ISIS në bazën ajrore Ejn al-Asad. Blackwater u dëbua nga Iraku në 2007 pasi mercenarët e saj vranë 14 civilë në Sheshin Nisur të Bagdadit në një krim të shëmtuar gjatë pushtimit amerikan të Irakut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne