“Sulmet ndaj fabrikave të naftës, paralajmërim për fundin e luftës në Jemen”

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, të mërkurën i bëri thirrje Arabisë Saudite të konsiderojë sulmet ndaj fabrikave të naftës si një paralajmërim për t’i dhënë fund luftës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Vërejtjet e Rouhanit erdhën gjatë një takimi të kabinetit në kryeqytetin Teheran.

Ai nuk komentoi pretendimet e SHBA-së sipas së cilave fajësojnë Iranin se qëndron pas sulmeve në objektet kryesore saudite, por Teherani ka mohuar këto akuza.

Të dielën, Arabia Saudite njoftoi ndalimin e prodhimit të naftës përkohësisht nga këto fabrika të naftës, pas sulmeve me dronë.

Që nga viti 2015, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Sauditë ka luftuar rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen.

Mijëra jemenas u vranë dhe vendi ndodhet në prag të urisë. Në muajt e fundit, raketat balistike me rreze të mesme dhe të gjata që zakonisht intreceptohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, kanë synuar pjesë të caktuara strategjike të Arabisë Saudite me dronë të armatosur./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne