Sulmi amerikan kundër lirës, Turqinë mund të çojë në falimentim

Sanksionet e reja amerikane kundër ministrave turk nuk janë të inkurajuara me dëshirën që të minohet ekonomia turke, por ato kanë shkaktuar rrënjen e mëtejshme të lirës turke dhe kanë frikësuar investitorët e huaj. Ndërkohë autoritetet amerikane kanë ndaluar përfaqësuesve të vet lejimin e kredive, shkruan gazeta ditore gjermane Die Welt.

Sanksionet e reja amerikane mund të çojnë Turqinë drejt falimentimit, paralajmëron gazeta gjermane. Të mërkurën mbrëma kursi i dollarit për herë të parë e ka thyer kufirin psikologjik prej pesë lirave për një dollar. Aq pak lira turke nuk ka vlejtë që nga viti 2005, kur lira e re turke e ka zëvendësuar të vjetrën. Autori theksoi se edhe dje lira turke ka vazhduar të bjerë, që është pasojë direkte e sanksioneve.

“Kufizimet e imponuara dy ministrave turk nuk kanë perfomansë specifike ekonomike, por paraqesin kurs destruktiv dhe se SHBA-të janë të gatshme të hyjnë në konflikt me partnerin e tij në NATO”, shkruan gazeta gjermane, duke përkujtuar se Washingtoni po përgatit sanksionet e reja amerikane në rast se presidenti turk Rexhep Tajib Erdogani refuzon të pranojë koncesionet e kërkuara.

“Pasojat e ndëshkimeve shtesë do të jenë edhe më dramatike dhe mund të sjellin gjer te falimentimi shtetëror të Turqisë”, shkruan Die Welt. Këshilli për punët e jashtme të Senatit amerikan ka miratuar ligjin i cili përfaqësuesve amerikan do të ndalojë dhënien e kredive Turqisë nga Banka botërore(BB) dhe Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim(BERZH).

“Ky do të jetë sulmi i rëndë për Ankaranë, pasi që Turqia është njëra nga shtetet më të mëdha kredimarrëse të këtyre institucioneve. Gjatë vitit të kaluar Turqia ka marrë kredi nga BERZH-i 1,8 miliard dollar. Një kërcënim i zhvillimit të tillë të ngjarjeve do të ishte e mjaftueshme për falimentimin e valutës turke”.

Pas përpjekjes së pasuksesshme të grushtshtetit ushtarak, qeveria turke dhe banka qendrore kanë filluar të investojnë në ekonomi për të parandaluar krizën. Kriza është parandaluar, ekonomia ka realizuar rritjen aktive prej 7%, por kanë mbetur ngarkesat kreditore dhe rritja e shpejtë e inflacionit.

Sipas Bankës popullore turke, shkalla vjetore e inflacionit u rrit nga 8,4 në 13, 4% gjersa në qershor arriti në 15,4% dhe në korrik 16%. Njëkohësisht shkalla kryesore e kamatës është 17,75%, ndërsa Erdogani është kategorik kundër rritjes së saj. Pasojë e kësaj politike është se investuesit e huaj për shkak të rritjes së inflacionit realizojnë fitim minimal nga letrat me vlerë, dhe kanë filluar tërheqjen e kapitalit të tyre nga vendi.

Gazeta gjermane Die Welt nënvizon se asnjë shtet tjetër në botë nuk është i varur nga kapitali i huaj sikurse Turqia, ndërsa gjatë epokës së Erdoganit kjo varshmëri gjithnjë e më shumë është rritur. Përveç kësaj, Turqia më shumë importon mall se sa që eksporton, gjë që është pika më ndjeshme saj, të cilën me vetëdije e shfrytëzon qeveria amerikane, shkruan gazeta gjermane Die Welt.

Burimi : LOGIČNO/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne