Sulmi i simuluar me armë kimike, çfarë ndodhi sot në Rinas

Reagimi i Strukturave të Përgjigjes së Parë në Incidentet që shkaktohen nga lëndët kimike ishte qëllimi i stërvitjes që u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, pranë MPB – 23 maj 2017. Kjo stërvitje u mbajt në kuadër të projektit të Bashkimit Europian ‘’EuropeAid’’. Ministria ka publikuar edhe videon që shoqëroi stërvitjen.

Stërvitja zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, dhe në të do të marrin pjesë një sërë forcash të tjera nga Zjarrfikësit, Agjencia e Mjedisit, Urgjenca etj.

Stërvitja do të zhvillohet në segmentin rrugor Kodër Kashar- Rinas, dhe rruga do të jetë e kalueshme vetëm në një anë. Por për shkak të akumulimit të shumtë të automjeteve, pritet që edhe në Tiranë trafiku të rëndohet në orët e zhvillimit të stërvitjes.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje.”- shkruhet në njoftimin e MB.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne