Sulmi izraelit në Rripin e Gazës/ Vriten 11 persona, mes viktimave kreu i policisë së Hamasit dhe 3 të mitur

Njëmbëdhjetë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në një zonë të Rripit të Gazës, pasi ushtria izraelite ishte e bindur se në atë zonë mes civilëve fshiheshin luftëtarët e Hamasit- justifikimi më i zakonshëm tashmë , për genocid izraelit.

Mes të vrarëve, siç raporton BBC, është edhe kreu i policisë së kontrolluar nga Hamasi në Rripin e Gazës si edhe dhe zëvendës shefi i policisë së Hamasit. Bëhet fjalë për Mahmoud Salah dhe Hussam Sawan , për të cilët Ministria e Brendshme e Hamasit deklaroi se “kanë kryer detyrën e tyre humanitare dhe kombëtare”.

Mes të vrarëve janë edhe 3 të mitur (vëllezër e motra 7, 11 dhe 13 vjeç) ndërsa dy ishin gra. Sulmi i së mërkurës ndodhi në Khan Yikunis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Informacioni për sulmin që kishte për qëllim Shawan u konfirmua edhe nga ushtria izraelite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne