“Sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore”

Anëtari i Komitetit për punë të jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë Igor Morozov ka krahasuar sulmet ajrore amerikane në një bazë ajrore siriane në provincën e Homsit me ato të bombardimeve të ish-Jugosllavisë dhe ndërhyrjes në Irak.

“Sulmi në aeroport kujton bombardimin e Jugosllavisë, ndërhyrjen ushtarake në Irak, shkatërrimin e Libisë dhe aktet e tjera të mosrespektimit të ligjit ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara,” tha ai, raporton Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, “tani është krejtësisht e qartë se sulmi kimik në Idlib ishte një provokim amerikan për të justifikuar sulmin mbi bazën ajrore.”

Ai theksoi se presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr tashmë premtimin e tij se në Siri do të luftojë kundër Shtetit Islamik, e jo kundër presidentit Bashar al-Asad.

Në natën mes të enjtes dhe të premtes, Shtetet e Bashkuara kanë lansuar më shumë se 50 raketa “Tomahawk” në aeroportin sirian ushtarak në Shairat që është i vendosur 38 kilometra larg nga Homsi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne