Sulmi kimik në Siri ishte operacion i “flamurit të rremë” nga SHBA dhe aleatët

ulmi i dyshuar kimik i kohëve të fundit pranë Damaskut ishte një operacion i “flamurit të rremë” nga SHBA dhe aleatët e saj për të nisur një sulm kundër qeverisë siriane dhe për të zgjatur luftërat në Lindjen e Mesme, tha një ekspert gjeopolitik në Londër.

“Kushdo që ka një fije tru e di se sulmi i ashtuquajtur i armëve kimike ishte totalisht një operacion i flamurit të rremë”, tha Adam Garrie, drejtori i Eurasia Future. “Siria dhe aleatët kryesorë të saj Irani dhe Rusia duhet të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar që regjimi amerikan të nisë sulme kundër shtetit sovran sirian “, tha Garrie për kanalin televiziv Press Tv. “Shtetet e Bashkuara … po udhëhiqen nga një fraksion neocon (neokonservativ) që është identik me llojin e ideologjisë që drejtoi regjimin e ish presidentit amerikan George W. Bush” shtoi ai.

Dje, në një intervistë për mediat, ish-kongresisti amerikan dhe analisti politik Ron Paul tha se pretendimi që presidenti sirian Bashar Asad “po përdor gazin kimik kundër popullit të tij është një absurditet i plotë”, duke shtuar se ndoshta neokonservatorët amerikanë, të cilët duan një luftë të përhershme në Lindjen e Mesme, janë prapa sulmit të fundit me armë kimike në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne