Sulmi kimik nuk është vepër e ushtrisë siriane

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë siriane hodhi poshtë akuzat se forcat siriane lëndë kimike në rajonin Idlib dhe deklaroi se grupet terroriste janë përgjegjës për këtë sulm kimik.

Siç njoftoi agjencia e lajmeve IRNA, në këtë deklaratë të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë siriane, theksohet se grupet terroriste janë përgjegjës për sulmet kimike në qytezën Khan Shejkhun në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë të cilat këtë krim për të realizuar programet e tyre çnjerëzore dhe barbare kundër popullatës civile të Sirisë. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Sirisë ka theksuar: “Ushtria e Sirisë nuk ka përdorur lëndë kimike në të kaluarën dhe nuk do të përdorë as në të ardhmen”. Burimet e mediave të varura nga terroristët dhe nga kundërshtarët e Sirisë pretenduan se avionë të paidentifikuar kanë kryer sulme me armë kimike në qytezën Khan Shejkhun duke përdorur gaz Sarin kundër civilëve dhe për këtë sulm kanë akuzuar ushtrinë siriane, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Siria dhe Moska./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne