Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, Cakaj: Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social twitter, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Ndër të tjera, Kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

Postimi i plotë i Cakaj:

Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne