Sulmi ndaj ekipit turk në Selanik zbuloi fytyrën e shëmtuar të qarqeve ultranacionaliste

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se sulmi ndaj ekipit të hendbollit për femra të Bashkisë Muratpasa (Muratpasa Belediyespor) në Greqi, e zbuloi fytyrën e shëmtuar të qarqeve ultranacionaliste dhe raciste.

Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje drejtuar Ministrisë së Jashtme në lidhje me krizën e flamurit, të jetuar gjatë ndeshjes mes ekipeve të hendbollit për femra të Bashkisë Muratpasa dhe PAOK.

“Ngjarja, e cila ndodhi gjatë ndeshjes mes ekipeve të hendbollit për femra të Bashkisë Muratpasa dhe PAOK në Selanik edhe njëherë e zbuloi fytyrën e shëmtuar të qarqeve ultranacionaliste dhe raciste greke kundër Turqisë. Ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë pengimin e ngritjes në shtizë të flamurit turk, që është bërë në kundërshtim me vendimet e marra më herët midis dy skuadrave për të shmangur tensionet gjatë lojës, ndërsa flamuri grek ishte i ngritur. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve greke përsëri të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar përkrahësit ksenofobikë dhe të dhunshëm nga ngjarjet sportive “, tha zëdhënësi Aksoy.

Edhe Ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu publikoi një mesazh dënimi në shenjë reagimi ndaj sulmit racist në Greqi ndaj ekipit të hendbollit për femra të Bashkisë Muratpasa./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne