Shqiperia

Sulmi ndaj Lubonjës, reagon Meta: Çunat probematikë kanë dalë nga furgoni…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit është sulmuar me gurë makina e analistit të njohur Fatos Lubonja.

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!” – shkruan Meta në Facebook.

Presidenti i referohet frazës së njohur të përdorur nga Damian Gjiknuri të publikuar në përgjimet e “Bild” ku ish-ministri i infrastrukturës thoshte se po dërgonte në zgjedhjet e Dibrës “një furgon me çyna problematikë”.

OPINIONE