Sulmi ne  Barcelonë dhe lufta kundër terrorizmit

Ibrahim Kalin

Është  dështim politik dhe moral te besh dallim midis terroristëve të mirë dhe terroristëve të këqij në emër të interesit kombëtar ose ambicieve globale. Asnjë interes kombëtar nuk mund të mbrohet nëse nuk arrijmë të bashkohemi kundër terrorizmit në të gjitha format e tij.

Të enjten, më 17 gusht, një furgon u fut në një turmë njerzish, kryesisht turistë në lagjen Las Ramblas të Barcelonës, Spanjë duke marre jetën e 13 njerëzve të pafajshëm dhe plagosur më shumë se 100 individë nga 24 vende. Gjatë orëve të ardhshme, policia lokale arrestoi të paktën tre të dyshuar, ndërsa pesë terroristë të tjerë u ekzekutuan nga agjentët e zbatimit të ligjit.

Sulmi i Barcelonës ishte i fundit në një seri sulmesh nga terroristët që përdorin automjete për të synuar civilët e pafajshëm. Që nga sulmi i korrikut 2016 në Nis, sulm  cili mori 86 viktima në Promenade des Anglais, terroristët po ashtu kanë kryer sulme të ngjashme në Paris, Londër, Berlin dhe Stokholm.

Në vazhdën e sulmit të Barcelonës, bota përsëri shprehu solidaritet kundër terrorizmit. Së bashku me udhëheqësit e tjerë botërorë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i ofroi ngushëllimet mbretit Felipe të enjten në mbrëmje dhe dënoi atë që ai e përshkroi si “një sulm  jo vetëm kunder Spanjës por edhe kundra vlerave te përbashkëta njerezore. Në një deklaratë me shkrim, kryeministri Binali Yildirim premtoi se do vazhdojë bashkëpunimin e Turqisë me Spanjën si mik dhe aleat i saj në luftën kundër terrorit. Turqia qëndron në solidaritet të plotë me Spanjën në këtë moment të vështirë.

Sulmi i Barcelonës dërgoi tronditje në të gjithë botën dhe na kujtoi të gjithë serisht se asnjë vend nuk mund ta luftojë terrorizmin vetëm. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe një angazhim i sinqertë nga të gjitha qeveritë për të luftuar të gjitha format e terrorizmit janë çelësi i suksesit në këtë fushë. Në këtë epokë të globalizimit dhe ndërvarësisë gjithnjë në rritje, të gjithë duhet të kujtojmë faktin themelor se askush nuk është i sigurt derisa të jemi te gjithe të sigurt. Asnjë vend nuk mund të kërkojë imunitet nga terrorizmi. Megjithatë, politika dhe populizmi i papërgjegjshëm marrin tjeter rrugë  kuptimplotë në këtë drejtim, pasi disa vende bëjnë një dallim të rremë midis “terroristëve të mirë” dhe “terroristëve të këqij”.Populli turk i njeh shumë mirë këto standarde të dyfishta, pasi bota po i bën një sy qorr ndaj veprimeve të terrorizmit nga PKK, të cilën Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë një organizatë terroriste. Mbështetja për Partinë Bashkimi Demokratik (PYD) dhe skuadrat milicore e mbrojtjes se popullit  (YPG) justifikohet  me arsyetimin se ky grup lufton terroristët e Daesh në Siri. Por realiteti është se  nuk mund të luftosh një organizatë terroriste duke perdorur nje  tjetër te tille. Për më tepër, çdo mbështetje e dhënë për YPG është gjithashtu një mbështetje që i jepet PKK në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Ironia e madhe këtu është se PKK është një organizatë marksiste-leniniste dhe tani trajnohet dhe mbeshtetet nga Shtetet e Bashkuara.
Sulmet terroriste të vazhdueshme të PKK-së marrin pak ose aspak mbulim në mediat perëndimore, sepse ato shtyhen duke menduar se sulmet e ketyre te fundit nuk jane te drejtuara ndaj interesave perendimore .Vetëm javën e kaluar, PKK vrau Eren Bülbül, një 15 vjeçar nga rajoni i Detit të Zi, së bashku me te edhe  disa forca të sigurisë.Per te tilla raste nuk jane  dëgjuar thirrje apo protesta të forta nga politikanët perëndimorë apo mediat.

Pse?

Ndërsa muslimanët në mbarë botën pritet të dënojnë publikisht aktet e terrorizmit pas çdo sulmi, per anen tjeter te botes është e rëndësishme për që t’i përgjigjet sulmeve terroriste në një mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive.

Dehumanizmi i myslimaneve vetëm se rëndon tjetërsimin e tyre dhe hap rrugën për radikalizim. Si per shembullrasti i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ben thirrrje te mesohet nga miti e mbaruar gjenerali Xhon J. Pershing pasi gjoja ky dikur kishte shkreur 50 plumba mbi gjakun e derrave dhe kishte ekzekutuar 49 rebelë në Filipine dhe e gjithe kjo e deshmuar vetem nga nje  kryengritës i vetem  i ngelur gjalle, e çuditshme për të mos thënë gje fare megjitahte kjo ngjarje ne aspektin historik nuk ka ndodhur kurrë. Por më e rëndësishmja, faktet e tilla te servirura smund te jene reagimi ynë ndaj terrorizmit në shekullin e 21-të.

Kjo qasje antagoniste dhe totalizuese luan taman sic e duan në duart e terroristëve kunder te cileve ne po luftojmë. Është e panevojshme të thuhet se një bashkësi e tërë fetare e përbërë nga 1.5 miliardë njerëz të përhapur në të gjithë botën nuk mund të mbahen përgjegjës për veprimet e një grushti heretikësh dhe ekstremistësh të dhunshëm – të cilët i drejtojnë komunitetet myslimane për të ndjekur axhendën e tyre të devijuar. Në të vërtetë, Daesh, al-Kaida dhe organizata të tjera terroriste kanë vrarë më shumë muslimanë se jo-muslimanët dhe shkaktuan më shumë shkatërrime në vendet muslimane sesa në pjesë të tjera të botës. Por grupet e ekstremit të djathtë dhe islamofobët i injorojnë këto fakte, për të nxitur urrejtjen dhe armiqësinë ndaj individëve myslimanë dhe komuniteteve në Perëndim.

Me keqardhje, kjo i viktimizon dhe i dhunon myslimanët e zakonshëm dyfish: nga njëra anë, ata vriten  nga këta terroristë në vendet e tyre. Nga ana tjetër, ata akuzohen për ekstremizëm të dhunshëm dhe kështu i nënshtrohen diskriminimit, racizmit dhe islamofobisë. Si mund ta ndihmojë kjo luftën kundër terrorizmit?

Terrorizmi është një fenomen global dhe kërkon partneritet dhe bashkëpunim global.Ai gjithashtu kërkon qëndrueshmëri në qasje dhe elasticitet ne verim. Është dështim politik dhe moral te besh dallim midis terroristëve të mirë dhe terroristëve të këqij në emër të interesit kombëtar ose ambicieve globale. Asnjë interes kombëtar nuk mund të mbrohet nëse nuk arrijmë të bashkohemi kundër terrorizmit në të gjitha format e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne