Sulmi në bazën ajrore, Siria e Rusia fajësojnë Izraelin, Tel Avivi hesht

Qeverisa siriane dhe Rusia drejtojnë gishtin e akuzës nga Izraeli për sulmin ajror në një aeroport ushtarak në zonën qendrore të vendit, ku të paktën 14 persona gjetën vdekjen.

 Sulmi u krye ditën e hënë në bazën ajrore Tiyas, pranë qytetit të Homsit. Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri thotë se sulmi është ndërmarrë nga F-15 izraelitë që kanë qëlluar tetë raketa në drejtim të bazës ajrore.

Ministria ruse e Mbrojtjes përforcoi këto akuza, duke thënë se raketat janë lëshuar nga hapësira ajrore libaneze dhe pesë prej këtyre raketave janë rrëzuar nga sistemet antiraketë, ndërsa tre të tjerat goditën bazën.

Izraeli, i cili ka ndërmarrë disa sulme të befasishme në Siri, ku shënjestron kryesisht grupin Hamas nuk ka komentuar akuzat e Damaskut dhe të Moskës.

Sulmi pason alarmin ndërkombëtar mbi një sulm të dyshuar kimik në qytetin e Doumas, që kontrollohet nga rebelët.

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi Presidentin sirian Bashar al-Assad një kafshë, duke paralajmëruar se ai, bashkë me aletatët, Iranin dhe Rusinë, do ta paguante shtrenjtë. Trump dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën premtonin një reagim të fortë dhe të koordinuar ndaj sulmit të supozuar.

Por, zyrtarët amerikanë kanë mohuar të kenë sulmuar me raketa. “Në këto momente, Departamenti i Mbrojtjes nuk po kryen sulme ajrore në Siri”, tha Pentagoni në një deklaratë.

“Sidoqoftë, ne vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe mbështesim përpjekjet diplomatike për ti vënë ata që përdorin armë kimike në Siri dhe kudo tjetër, para përgjegjësisë”, shton deklarata.

Fillimisht, agjencia shtetërore siriane e lajmeve e quajti sulmin me raketa në bazën ajrore Tiyas një sulm të dyshuar amerikan, por më pas, referenca ndaj Shteteve të Bashkuara u hoq.

Në prill 2017, SHBA hodhi 59 raketa “cruise tomahaëk” mbi bazën ajrore siriane Shayrat, si reagim ndaj sulmeve me armë kimike në një qytet tjetër që kontrollohej nga rebelët, Khan Sheikhoun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne