Sulmi në Egjipt/ Reagon Berisha

Pas sulmit të ndodhur në Egjipt ku humbën jetën të paktën 235 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha, teksa shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, dënon këtë akt terrorsist duke e etiketuar atë një barbari primitive.

“Nje akt terrorist barbar! E premte e zeze per Egjiptin!

Te dashur miq, 235 besimtare qe po faleshin ne nje xhami ne veri te Sinait u vrane dhe 109 te tjere u plagosen nga nje grupe terroristesh. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete barbari primitive, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave, autoriteteve egjiptiane dhe urojme te plagosurve sherim te shpejte dhe te plote!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne