Sulmi në Grozny i ngarkohet ISIS-it

Është mësuar se sulmi terrorist ndaj kishës së Michael Archangel në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozny, i është ngarkuar ISIS-it.

Në lajmin e bazuar në Grupin e Inteligjencës SITE (Site Intelligence Group) me qendër në SHBA, i cili mbledh zbulime lidhur me aktivitetet e terroristëve, është njoftuar se sulmi terrorist ndaj kishës së Michael Archangel në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozny, i është ngarkuar ISIS-it.

U deklarua se tre persona humbën jetë si pasojë e sulmit të katër militantëve të cilët u përpoqën të hynin dhe t’i merrnin peng njerëzit brenda një kishe në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozny.

Një burim nga departamenti i sigurisë së Çeçenisë deklaroi se gjatë sulmit të katër militantëve ndaj kishës Michael Archangel në Grozny, kanë humbur jetën dy oficerë policie dhe një civil që gjendej në kishë.

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov bëri një deklaratë lidhur me sulmin dhe tha se përmes operacionit të zhvilluar, janë vrarë katër militantët të cilët synonin t’i merrnin peng njerëzit në kishë.

Në të njëjtën kohë, Komiteti Hetimor i Rusisë konfirmoi se katër militantë që sulmuan kishën u vranë dhe tre të tjerë humbën jetën në sulm.

‘MOS I’A NGARKONI PËRGJEGJËSINË ISIS-IT’

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov bëri thirrje që përgjegjësia e sulmit të mos i ngarkohet ISIS-it.

Kadyrov i cili bëri një deklaratë lidhur me çështjen, u shpreh: “Bartja e përgjegjësisë ISIS-it nënkupton tërheqjen e hetimit nga mbrojtësit e vërtetë tek një anë tjetër. Hetimi po ecën intensivisht dhe po përparon me sukses.”

Kadyrov tha se nuk e përjashton mundësin se ISIS-i mund të ketë lidhje me këtë ngjarje, por se informacionet e fundit tregojnë për punëdhënës të ndryshëm.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne