Opinion

Sulmi terrorist në Gwadar zbulon standardet e dyfishta të mediave ndërkombëtare

nga Andrew Korybko.

Shumica e mediave ndërkombëtare janë duke iu referuar sulmit të së shtunës në hotelin Pearl Continental në Gwadar, se është kryer nga “persona të armatosur” ose “militantë”, në vend të terroristëve realë. Ndërkohë që BBC raportoi se objektivi i tyre ishte vrasja e investitorëve kinezë dhe investitorëve të tjerë të huaj, u zbulua një standard i përbashkët dhe i dyfishtë i mediave, ku sulmet terroriste “të përshtatshme politikisht” thjesht portretizohen si “të shtëna” ose “militantizëm” ndërsa aktet e rezistencës “të papërshtatshme politikisht” portretizohen si “terrorizëm”.

Disa terroristë u përpoqën të shtunën pasdite të hynin në hotelin Pearl Continental nga porti terminal i CPEC-ut në Gwadar, por një tragjedi e një shkalle të gjerë u shmang fatmirësisht pasi shërbimet e sigurisë arritën që të evakuonin shumicën e mysafirëve. BBC raportoi se “Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit” (BLA) mori përgjegjësinë për sulmin dhe citoi organizatën terroriste se “kishte thënë se në shënjestër ishin investitorët kinezë dhe të huaj”. Ky incident është një akt flagrant terrorizmi, sikurse sulmet e tjera shkatërruese që u kryen kundër disa hoteleve dhe kishave në Sri Lanka muajin e kaluar, megjithatë media ndërkombëtare po përdor standardet e dyfishta të provuara dhe të testuara pasi shumica i përshkroi autorët si persona “të armatosur” ose “militantë” në vend të terroristëve realë që ata janë.

Kjo vjen për arsyen se sulmet terroriste janë “të përshtatshme politikisht” për SHBA-në dhe Indinë, pasi në shënjestër ishin civilët dhe infrastruktura kineze si pjesë e Luftës Hybride në vazhdim kundër CPEC-ut(Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan). Qëllimi i dukshëm ishte që të pengohen investimet e mëtejshme dhe vizitat e biznesmenëve të huaj në këtë port të rëndësishëm strategjik të shtetit strategjik të Pakistanit, si dhe të shkaktojë një reagim të fortë të shërbimeve të sigurisë kundër vendasve baloçë, që më vonë të pasohet edhe nga fushatat e lajmeve të rreme të cilat pretendojnë se në Xinjiang ka “kampe përqendrimi” dhe “pastrim kulturor”, dhe si rezultat të kemi edhe vendosjen e sanksioneve të mundshme për “shkaqe humanitare”. Natyrisht që kjo do të zbatohet paralelisht me luftën hibride kundër luftës hibride në Pakistan, që pretendon se vendi nuk ka kërcënime terroriste, dhe format e tjera të kundërshtimit të shtetit duke përfshirë marrjen e armëve dhe shenjestrimin e civilëve, janë “të ligjshme”, sidomos nëse ato drejtohen nga pakica pashtune ose nga baloçët.

Në anën e kundërt të monedhës, “aktet të papërshtatshme politikisht” të rezistencës sikurse ato që banorët e Kashmirit dhe të Palestinës bëjnë kundër pushtuesve të tyre indianë dhe “izraelitë” (të cilët jo rastësisht janë bërë partnerë ushtarakë strategjikë dhe aleatë të SHBA-së) baltosen si akte “terrorizi”, madje edhe nëse ato drejtohen vetëm kundër ushtarëve dhe njësive paraushtarake. Një tjetër standard i dyfishtë është pretendimi se mediat ndërkombëtare po i kërkojnë ekonomive kryesore të botës që të investojnë në rajonet e pazhvilluara të “jugut të botës”, megjithatë po këto media, sot po i japin “legjitimitet” kryqëzatës terroriste të BLA-së kundër iniciativës së investimeve Brez dhe Rrugë (BRI) në Baloçistan të Pakistanit, sepse ajo i shërben qëllimeve të mëdha strategjike të SHBA-së. Si përfundim themi se konsumuesi më i shkujdesur i lajmit e ndjen se po manipulohet pasi bota i dënoi sulmet terroriste të muajit të kaluar në hotelet në Sri Lanka, ndërsa tani rri e heshtur për sulmin e fundit në Gwadar të Pakistanit./eurasiafuture/Gazeta Impakt

OPINIONE