Bota

Sulmi terrorist në Teheran, unaza e lidhjes së ISIS me MEK ( Monafekin )

Terrori dhe terrorizmi është një fenomen i keq që këto dekadat e fundit ka përfshirë të gjithë botën. Në shfaqjen e terrorizmit ekzistojnë shkaqe të ndryshime, ku një prej tyre është se fuqitë hegjemoniste dhe arrogante terrorizmin e përdorin si mjet për qëllimet e tyre.

Vitet e fundit terroristët e ISIS në të gjithë botën me sulmet e tyre kamikazë, shpërthimet dhe sulmet me armë kanë përhapur frikë dhe tmerr. Perimetri i veprimit të këtij grupi terrorist nis nga Mosuli dhe përfundon në Manchester. Ky grup me programet dhe investimet e shumta të sauditëve dhe amerikanëve kishin si objektiv të kryenin sulme të gjera në Teheran, por që me inteligjencën e aparateve të sigurisë së Iranit, planet e tyre janë asgjësuar.

Unaza lidhëse e ISIS me MEK

Tre dekada përpara përhapjes së ISIS në rajon dhe në botë, grupi terrorist MEK ka ndjekur të njëjtën rrugë atë të vrasjes dhe terrorit brenda në Iran. Mirëpo grupi MEK përveçse leu duart me gjakun e iranianëve të pafajshëm dhe përveçse shtoi urrejtjen e iranianëve ndaj këtij grupi, nuk arriti asnjë objektivë tjetër. ISIS ashtu si MEK është i urryer në mesin e popujve të ndryshëm të botës. Mirëpo unaza lidhëse mes këtyre dy grupeve terroriste është mbështetja e hapur dhe e fshehur e regjimeve hegjemoniste ndaj tyre.

ISIS dhe MEK dy anë të një monedhe

ISIS dhe MEK janë dy anë të një monedhe. Ato janë grupe të krijuar nga fuqitë hegjemoniste dhe si objektiv kryesor kanë dhunën, shkatërrimin dhe vrasjen. Elementët e përbashkët mes këtyre dy grupeve terroriste janë të shumta. Martirizimi i Xhevad Tejmuri në sulmin e fundit të grupit terrorist ISIS në godinën e parlamentit, është tregues i kësaj ngjashmërie, sepse vëllai i martir Xhevad Tejmuri, dmth Reza Tejmuri në vitin 67 në moshën 20 vjeçare ka marrë pjesë në operacionin Mersad kundër kopjeve të ISIS d.m.th. kundër MEK.

ISIS krahu i Amerikës

Grupi terrorist MEK vitet e fundit me frymëmarrjen artificiale të perëndimit ka mundur të vazhdojë jetën e tij. ISIS edhe pse në pamje të jashtme sulmohet nga aleancë amerikane anti-ISIS, mirëpo shumë fakte tregojnë se amerikanët në Irak dhe në Siri mundohen të mos dëmtojnë vendstrehimet dhe pajisjet e ISIS dhe ta ruajë këtë grup terrorist për ditë të vështira.

Kompromiset e Amerikës me ISIS

Kohë më parë gjeneral Sergei Servikin, komandanti i forcave ruse në Siri ka deklaruar se aleanca amerikane dhe partia Unioni i Frocave Demokratike kanë bërë kompromis të fshehtë me ISIS. Përveç kësaj ka shumë dokumente që tregojnë se avionë të panjohur u kanë dërguar armatime terroristëve të ISIS në Irak dhe në Siri. Kjo është raportuar kohët e fundit edhe në Afganistan ku avionë të panjohur që padyshim janë të lidhur me amerikanët kanë dërguar armë për ISIS. Përveç kësaj rreth një muaj më parë, organizata ndërkombëtare Amnesty Internacional, ka raportuar se armë dhe pajisje ushtarake që Amerika i ka dërguar në Irak dhe kapin vlerën e mbi 1 miliard dollarëve janë zhdukur dhe ka mundësi të kenë rënë në duart e ISIS, sepse ky grup në operacionin e forcave vullnetare të Irakut për çlirimin e zonave perëndimore të Mosulit, ka përdorur armë të sofistikuara dhe të përparuara. Ndër armët e përdorura nga ISIS kundër forcave popullore të Irakut, ishin raketat e ndjeshme ndaj temperaturës dhe brezi i tretë i raketave Tow.

Kënaqësia e amerikanëve nga sulmet terroriste të ISIS në Teheran

Pas sulmeve të pasuksesshme të ISIS në Teheran, u bë e qartë lidhja mes amerikanëve dhe elementëve të ISIS. Shtëpia e Bardhë për sulmeve terroriste në Teheran, nuk arriti të fshehë kënaqësinë e saj nga kjo ngjarje terroriste dhe doli me një deklaratë të cilën ministri i jashtëm i Iranit e quajti deklaratë të turpshme. Senati amerikan nga ana tjetër, të nesërmen e sulmeve, hartoi planin për sanksione të njëanshme kundër Iranit. Përveç kësaj Dina Rorabaker kongresmeni i Kalifornisë, në mënyrë të hapur mbështeti sulmet terroriste të ISIS në Teheran.

Foleja e grenzës

Hillary Clinton e cila nga viti 2008-2012 ka qenë sekretare amerikane e shtetit, në librin e kujtimeve të saj të titulluar “ Vendimi i vështirë”, për të zyrtarizuar ISIS ka vizituar më shumë se 112 vende të botës. Eduard Snouden, ish kontraktori i NSA në Amerikë ka zbuluar në sajtin Intercept se agjencisë e inteligjencës së Amerikës, Anglisë dhe regjimit sionist janë implikuar në formimin e grupit terrorist takfirist ISIS me anë të operacionit “ Foleja e grenzës”.

Dashuria e perëndimit për MEK

Mirëpo mbështetja e fshehtë dhe e hapur e perëndimorëve dhe në veçanti e amerikanëve ndaj gurpit terrorist MEK, ka një histori të gjatë. Krerët e këtij grupi terrorist pasi kryen krime të shumta ndaj popullit iranian, u larguan në vendet perëndimore, ku u mbështetën prej autoriteteve perëndimore si nga aspekti financiar ashtu edhe propagandistik. Me anë të kësaj mbështetjeje ata nisën të thurin komplote kundër RII dhe popullit iranian. Evropianët duke pretenduar se mbështesin të drejtat e njeriut, në vitin 2008 emrin e MEK e hoqën nga lista e tyre e grupeve terroriste. Mirëpo dashuria e evropianëve për MEK nuk përfundoi vetëm me heqjen e emrit të këtij grupi terrorist nga lista e zezë, mirëpo evropianët u angazhuan edhe për transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku për në vendet evropiane. Ky shërbim është përveç shërbimit disa vjeçar që francezët u kanë dhënë krerëve të MEK.

Aeroplani privat amerikan në shërbim të MEK

Në vitin 2016 kur qeveria irakiane dha urdhër për mbylljen e kampit Liberty, vendstrehimit të MEK, u përhapën lajmet se anëtarët e këtij grupi terrorist u transferuan në Shqipëri me një aeroplan amerikan. Ndihmat e amerikanëve për transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku, shumë shpejt u konfirmuan edhe nga ministria e jashtme e Irakut. Elizabet Trodo, ish zëdhënëse e DASH pas përhapjes së lajmit për largimin e anëtarëve të MEK nga Iraku, ka pohuar në një konferencë për shtyp bashkëpunimin e qeverisë amerikane për transferimin e anëtarëve të MEK në Shqipëri. Ajo gjithashtu vlerësoi dhe falënderoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin shqiptar për pranimin e anëtarëve të MEK dhe theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes ndërkombëtare për këtë grup.

Konkurrenca e Evropës dhe Amerikës në mbështetje të grupit terrorist

Përveç amerikanëve të cilët gjithmonë kanë mbështetur grupin terrorist MEK nga të gjitha anët, edhe evropianët kanë luajtur rolin e tyre në transferimin e anëtarëve të MEK në Shqipëri. Marjam Raxhavi, në kohën e transferimit të anëtarëve të MEK në Shqipëri, me anë të një njoftimi falënderoi autoriteteve amerikane dhe evropiane dhe në veçanti kancelaren gjermane Angela Merkel të cilët mundësuan transferimin e pjesëtarëve të MEK nga Iraku në Shqipëri. Për tu habitur është fakti se edhe deputetët e parlamentit evropian kanë theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së grupit terrorist MEK. Në prill të vitit 2016, Jan Zehradil deputet i Çekisë në Parlamentin e Evropës, deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të bashkëpunojë me MEK.

Senatori luftënxitës amerikan, simbol i lidhjes së ISIS me MEK

Një prej elementëve të përbashkët mes ISIS dhe MEK është senatori John Mc Cain, i cili ka kryesinë e komitetit të forcave të armatosura në Senatin amerikan. Ai pak kohë më parë në Tiranë pati një takim me kryetaren e MEK, Marjam Raxhavi. Mc Cain në tetor të vitit 2015 gjatë kohës së transferimit të MEK nga Iraku në Shqipëri, i dërgoi një letër presidentit Barack Obama ku kërkoi më shumë mbështetje për terroristët e MEK. Kjo letër u shkrua pikërisht në kohën kur Mc Cain, vizitoi qytetet e pushtuara nga ISIS në Siri dhe u takua me terroristët gjakpirës të ISIS dhe me terroristët e tjerë në Siri. Ai pasi u informua mbi programet e terroristëve, atyre u premtoi mbështetje financiare dhe pajisjesh ushtarake.

Al Saud, kumbarët e terroristëve

Mirëpo përveç mbështetjes së perëndimit dhe Amerikës, grupet terroriste ISIS dhe MEK kanë edhe një tjetër pikë të përbashkët që është afrimiteti dhe lidhja e tyre me kombëtarët e terroristëve d.m.th. regjimi Al Saud.

Lidhja mes sauditëve dhe ISIS është e qartë pasi krerët e ISIS janë ndjekës të atyre shkollave vahabiste të mbështetur nga sauditët. Kohë më parë në vitin 2015 është publikuar një tabelë krahasuese ku tregohet se ku ndodhen pjesa më e madhe e përkrahësve të ISIS. Për tu habitur është se Arabia Saudite me një diferencë tepër të madhe, qëndronte mbi Sirinë dhe Irakun për nga përkrahësit e ISIS edhe pse Iraku dhe Siria janë vendet ku ndodhet ISIS. Sa i përket sauditëve, mjafton të thuhet se vetëm një muaj përpara sulmeve të dështuara të ISIS në Teheran, Muhamed Bin Selman zv/trashëgimtari saudit dhe djali i mbretit të Arabisë Saudite që njihet ndryshe me emrin Sadami i Vogël, në një konferencë të tij me arrogancën më të madhe ka thënë “ Luftën do ta fusim brenda kufijve të Iranit”. Kjo deklaratë edhe pse në atë kohë mori reagimin e menjëhershëm të autoriteteve iraniane, mirëpo kjo deklaratë e princit luftënxitës saudit tregon qartë se Riadi është duke hartuar plane për sulme terroriste të ISIS në qendra të rëndësishme të Iranit.

Gjurmët e Al Saud në ngjarjen terroriste në Teheran

Pas sulmeve në Teheran, autoritetet e Iranit, nuk mohuan mundësinë e implikimit të sauditëve në këto sulme terroriste. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Iranit në një deklaratë të tij pas sulmeve terroriste në Teheran, pasi dënoi qëndrimet e pushtetarëve amerikanë, foli mbi implikimin e sauditëve në këto sulme terroriste dhe tha: Kumbarët trajnues të terroristëve, kërcënojnë se luftën do ta fusin në territorin tonë dhe ajo çka sulmojnë më shumë ata, është demokracia. Sigurisht që ministri i jashtëm iranian, gjatë forumit të Oslos, ka folur më qartazi mbi rolin e sauditëve në sulmet terroriste në Teheran. Ai në përgjigje të pyetjes së përse Teherani ka thënë se pas ngjarjes terroriste në Teheran ndodhet Arabia Saudite ka thënë: Autoritetet saudite kanë bërë deklarata dhe qartazi janë shprehur se luftën do ta fusin brenda territorit të Iranit. Ky është kërcënim i drejtpërdrejtë. Pikërisht në ditën e sulmit ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka dërguar mesazh në Twitter. Ne jemi në dijeni që disa grupe po bëjnë lëvizje në lindje të Iranit dhe 2 muaj më parë u vranë 9 persona në Balucistan. Përdorin pozitën e mirë të fqinjëve dhe na kundërvihen ne.

Interesat e përbashkëta të ISIS me Al Saud

Pas sulmeve terroriste në Teheran, gazeta Rai Today me qendër në Londër ka shkruar: Padyshim Al Saud dhe ISIS kanë interesa të përbashkëta në dëmtimin e Iranit. Kjo gazetë vë në dukje se vahabizimi është ideologjia tek e cila mbështetet ISIS dhe thotë: Nuk e vëmë në dyshim se mbretëria e Arabisë Suadite është nxitëse dhe mbështetëse financiare dhe logjistike e sulmeve terroriste në Teheran, të cilat janë bërë me dritën jeshile të Amerikës.

Al Saud dhe MEK

Me gjithë lidhjet familjare të Al Saud me terroristët takfiristë të ISIS, krerët e këtij regjimi kanë vendosur lidhje edhe me terroristët e tjerë, ata të grupit terrorist MEK. Mitingu propagandues i MEK në vitin 2015 në Paris, u bë në kohën kur mediat e varura nga regjimi saudit si Al Arabia dhe Al Hadith, transmetuan gjerësisht këtë eveniment. Të ftuarit e këtij mitingu ishin kryesisht politikanë të dalë në pension nga vendet pretenduese të demokracisë në perëndim dhe politikanë arabë. Një prej të ftuarve të këtij mitingu ishte edhe princi saudit Turki Fejsal i cili ka qenë kreu i shërbimit informativ të Arabisë Saudite. Ai i cili njihet për armiqësinë ndaj Iranit dhe për miqësinë me regjimin sionist, mbajti një fjalim në takimin dhe mitingun e MEK, ku përsëriti pretendimet e tij të mëparshme kundër Iranit. Ai kundër popullit dhe sistemit politik të Iranit, përdori një gjuhë dhe ton të papërshtatshëm. Mirëpo përveç pjesëmarrjes në mitingjet dhe takimet e MEK, shumë dokumente tregojnë se mbështetja financiare e Al Saud për MEK është rritur.

Ultimatumi

Deklarata e fundit e liderit suprem në takim me funksionarët e shtetit, e cila u përqendrua në mbështetjen e hapur dhe të fshehtë të amerikanëve për ISIS, ishte një ultimatum për ata të cilët mund të kenë dilema në këtë çështje. Ajetollah Khamenei tha: Në deklaratat e fundit të amerikanëve kundër nesh është përfolur çështja e destabilizimit të rajonit. Destabilizimi i rajonit! Së pari ky rajon çlidhje ka me ju? Së dytë destabilizues të rajonit jeni ju. Amerikanët dhe vartësit e tyre janë ata që destabilizojnë rajoni. Ata e bënë ashtu veriun e Afrikës dhe e bënë kështu perëndimin e Azisë. Sirinë dhe Irakun e futën në këtë gjendje. Grupeve terroriste u japin para, armë, përcaktojnë programe ushtarake dhe u japin mbështetje. Në spitale kurojnë të plagosurit e këtyre grupeve. Këta janë destabilizues të rajonit. Kush e krijoi ISIS-in? Kush e ka forcuar ISIS-in? Sot këta që pretendojnë se kanë krijuar aleancë kundër ISIS, gënjejnë. Pretendimi për krijimin e koalicionit kundër ISIS, është gënjeshtër e madhe. Natyrisht amerikanët janë kundër ISIS-it të pakontrolluar, por nëse dikush me të vërtetë dëshiron ta shkatërrojë ISIS, e luftën seriozisht atë. Sot ju shihni se avionët amerikanë sulmojnë ushtrinë siriane e cila lufton kundër ISIS dhe grupeve të ngjashme me ISIS. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Irak. Naftën e Irakut e shet ISIS. Nafta e Irakut është shitur nga ISIS në një vend tjetër mirëpo gjatë transportimit të kësaj nafte, amerikanët asnjëherë nuk kanë lëshuar ndonjë bombë për të penguar shitjen e kësaj nafte nga ISIS. Ky trafik i naftës është bërë përballë syve të tyre. Pretendojnë se janë kundër ISIS. Në rast se do të ishin kundër ISIS, me të tilla veprime janë kundër ISIS, apo po i vijnë në ndihmë ISIS-it? Pra janë këta që destabilizojnë rajonin. Irani nuk sjell destabilitet janë këto fjalë që kanë sjellë destabilitet./ PT

OPINIONE