Nëna e njërit nga viktimat e sulmit terrorist në Christchurch, Zelandë të Re, ka vdekur si pasojë e sulmit të zemër vetëm pak orë pas varrimit të djalit të saj.

Saud Abdelfattah Mhaisen Adwan raportohet se vdiq për shkak të pikëllimit nga vdekja e djalit të saj, Kamel Darwish, në sulmin terrorist në Zelandë të Re, ku mbetën të vdekur 50 muslimane.



Vëllai e kishte bindur atë që të shpërngulej në Zelandë të Re, i cili kishte jetuar atje që nga viti 2007 dhe i kishte thënë se Zelanda është një “vend i sigurt për t’i rritur fëmijët”.



Por, ai u qëllua bashkë me 49 muslimanë të tjerë në xhamitë e Zelandës së Re më 15 mars. Ishte planifikuar që ai të varrosej të premten, por nëna e tij pësoi sulm në zemër dhe vdiq gjatë natës, thuhet sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së Jordanisë në Sidnej