Sulmi virtual ndaj telefonave të izraelitëve nga Hizbollahu

Izraeli po përgatitet të përplaset me Hezbollahun në botën virtuale.

Televizioni i Izraelit, Channel 10 ka përgatitur një skedar mbi aktivitetet e Hizbullahut në mediat sociale.

Duke u specifikuar se Hizbollahu ka hyrë në jetën private të izraelitëve nëpërmjet mediave sociale, në lajme u tha se ai është qasur ndaj izraelitëve sidomos përmes mesazheve të dërguara përmes Whatsapp-it.

Tzivi Yahzakli, një ekspert në këtë çështje, thotë se Hizbollahu është shumë më ndryshe se armiqtë e tjerë arab me të cilët Izraeli ka luftuar në të kaluarën. Shkrimtari i cili tha se kishte gjiruar me kamerë çdo operacion që Hizbollahu kishte bërë kundër Izraelit, edhe në vitet e 90-ta, u shpreh se ndonjëherë, gjirimi i operacionit me kamerë është më i rëndësishëm se vetë operacioni.

Eksperti izraelit, i cili tha se Hizbollah bëri investime të konsiderueshme në mediat sociale dhe teknologjitë informative, vuri në dukje se një situatë e ngjashme nuk ishte parë në vende të tjera.

Shkrimtari i cili tha se një njësi e lidhur me inteligjencën ushtarake në ushtrinë izraelite ka ndikim në luftërat në internet, vuri në dukje se për shkak të reputacionit të saj, kësaj njësie i’u bashkuan me mijëra izraelit dhe se kjo njësi po punon për të siguruar epërsin e Izraelit në fushën e mbrojtjes dhe sulmit në botën virtuale.

Shkrimtari i cili tha se Izrali ka vendosur nëpër shkollat e mesme mësime në lidhje me botën virtuale dhe mediat sociale, shtoi se qëllimi i kësaj është të përgatisë të rinjtë izraelitë për luftën elektronike që do të zhvillohet me Iranin dhe Hizbollahun në botën virtuale.

Ndërkohë, Ron Shayver, një profesor në Universitetin Bar Ilan dhe në të njejtën kohë ekspert i departamentit të luftës Psikologjike dhe Teknologjike në Qendrën Kërkimore Begin Sedat, tha se Hizbollah u përpoq të arrinte qëllimet e veta duke vënë presion mbi vendimmarrësit në Izrael.

Eksperti izraelit rikujtoi se lufta përfundoi kur i’u dorëzuan shtypit imazhet e civilëve që humbën jetën në Liban në luftën e prillit të vitit 1996, të cilin Izraeli e nisi me emrin “Operacioni Rrushi i Zemërimit”.

Burimi : Welayet News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne