Sulmohen dy xhami në Gjermani

Xhamia Qendrore, e cila është e varur nga Bashkësia Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB), në qytetin Kasel të landit Hesen të Gjermanisë është sulmuar nga person/a të paidentifikuar ende.

Kryetari i Xhamisë Qendrore në Kasel, Sejfettin Erjëryk (Seyfettin Eryörük) tha se xhamia është sulmuar me gurë në një orar kur brenda saj nuk ka pasur besimtarë dhe janë thyer xhamat e xhamisë.

Erjëryk e dënoi me forcë sulmin dhe kërkoi kapjen e autorëve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vitet e kaluara e njëjta xhami ishte sulmuar nga simpatizantë të organizatës separatiste terroriste PKK dhe autorët nuk ishin kapur.

Ndërsa në lidhje me sulmin ndaj xhamisë Rahman në Bremen, ku shumica e anëtarëve të kryesisë janë afganë dhe pakistanezë, raportohet se janë grisur rreth 50 Kuranë dhe disa prej tyre janë hedhur në WC.

Keqardhjen dhe reagimet ndaj sulmit të ulët myslimanët që jetojnë në Bremen i kanë shprehur nëpërmjet medias sociale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne