Sulmohet Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Greqi

Në Greqi u sulmua ndërtesa e Konsullatës së Përgjithshme Pire të Turqisë.

Një grup prej 20 personash hodhën shishe me bojë ndaj ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme.

Sulmi u mor përsipër nga grupi që sulmoi me vare zyrën e Linjave Ajrore Turke në Athinë.

Sulmuesit me fytyra të maskuara erdhën me autobus ndër pasagjerët e tjerë nën vështrimet e habitura.

Menjëherë sapo zbritën ata vrapuan drejt konsullatës së përgjithshme të Turqisë dhe hodhën shishe plot me bojë ndaj ndërtesës.

Konsullja e Përgjithshme Oya Yazar tha se në sulm u dëmtuan vetëm muret e jashtme si dhe u thyen xhamat e pjesës së përparme të sallës së pritjes.

Sulmuesit u larguan me vrap nga vendngjarja.

Ministria e Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë tha se ky veprim është i papranueshëm dhe theksoi se policia filloi menjëherë hetimin.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë.

Grupi kishte kryer edhe më parë sulme me bojë ndaj Ambasadës së Turqisë në Athinë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Komotini.

Gjithashtu në muajin shtator Zyra e Linjave Ajrore Turke ishte sulmuar me vare (çekan i madh prej metali)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne