Sulmohet me gurë autobusi me pasagjerë kosovarë në Serbi

Një incident është regjistruar gjatë mbrëmjes, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar me gurë në Krushevcë të Serbisë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:20.

Një nga pasagjerët, Uka Halilaj pohoi për RTK-së, se të gjithë udhëtarët u tronditën nga ngjarja në fjalë.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne