Sulmon dhe plagos me armë 6 emigrantë muslimanë ekstremisti katolik

Gjashtë persona janë plagosur në zonën e Maceratas në Itali, kur një person i aramtosur me një pistoletë, pasi ka zbritur nga makina ka hapur zjarri ndaj një grupi emigrantësh, dy prej të cilëve me ngjyrë.
Agresori është dëgjuar të thërrasë “Rroftë Italia”, ndërsa mediat e shtetit fqinjë shkruajnë se gjithashtu ai është parë të bëjë përshëndetjen romane.
Pak minuta më pas, 28-vjecari Luca Traini është ndaluar nga policia, pasi ai vetë ka pranuar të dorëzohet vullnetarisht.
Luca Traini ishte kandiat për zgjedhjet administrative të vitit 2017 në Corridonia, me Ligën e Veriut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne