Super aksioni në Tiranë, kush janë 15 të arrestuarit

Pas arrestimeve masive në Tiranë të disa personave të përfshirë në një skemë mashtrimi për shmangien e detyrimeve tatimore, ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë emrat e tyre, mes tyre shumë biznesmenë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për gazetaren Dorjana Bezat se bëhet fjalë për shtetasit; Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani dhe Shpresa Joanidhi. Po ashtu në pranga ranë Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti. 15 personat e arrestuar akuzohen për krijim të skemave mashtruese me Tvsh dhe fshehje të ardhurash.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia ndërmori një aksion, ku shoqëroi rreth 20 persona, ndërsa më pas disa u lanë të lirë./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne