Bota

“Superbomba” amerikane mbi afganët është krim njerëzor

Ish kryetari afganz Hamid Karzai ka deklaruar të hënën se SHBA-ja e shfrytëzon Afganistanin si poligon ushtarak për testimin e armëve, duke e quajtur përdorimin e bombës jo nukleare si”krim të madh kundër popullit afganistanez”.

Javën e kaluar forcat ajrore të SHBA-së kanë hedhur “nënën e të gjitha bombave” GBU-43 në krahinën lindore Nangarhar, duke vrarë 45 pjesëtarët të grupit të armatosur të ISIS-it. Hamdi Karzai, ish kryetar afganistanez ka kundërshtuar këtë veprim, duke thënë se SHBA-ja” me jo respektim maksimal po sillet ndaj vendit tonë duke testuar armë më të fuqishme për shkatërrim total”.

Zyra e presidentit afganistanez Ashraf Ganisë ka kumtuar se bombardimi ishte”bashkëpunim i ngushtë” në mes ushtrisë amerikane dhe qeverisë së Afganistanit në operacionet ushtarake dhe ajo është kryer në atë mënyrë me kujdesin më të madh që të shmangen viktimat civile. Por, Hamid Karzai megjithatë ka kritikuar ashpër edhe vendimin e qeverisë së Afganistanit e cila e ka lejuar përdorimin e bombës megalomane.

“Si mundet qeveria e një vendi të lejon përdorimin e armës për shkatërrim masiv në territorin e saj? Çfarëdo që të ishte, çfarëdo qëllimi çoftë dhe çfarëdo caku të ishte, kjo nuk do të duhej të lejohej. Kjo thjeshtë është e paimagjinueshme”, ka deklaruar ai.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur operacioni e kryer si”mision shumë të suksesshëm”, por Karzai ka hedhur fjalë të ashpra kundër liderit të ri udhëheqës amerikan.

“Porosia ime presidentit amerikan është se ai ka kryer krim të madh kundër popullit afganistanez, krim kundër njerëzimit. Në rast se qeveria e SHBA-ve na konsideron si qenie të gjalla , atëherë ata kanë kryer krime kundër qenieve njerëzore. Por, në rast se ata na konsiderojnë qenie njerëzore më të ulëta, natyrisht ata mund të bëjnë ç’të duan”, ka deklaruar ish presidenti i Afganistanit Hamid Karzai./ ML

OPINIONE