Superioriteti i Bardhë dhe ideologjia ekstremiste

nga Jona Koprencka.

Në kohën e mbajtjes të lutjes, 28-vjeçari Brenton Tarant kreu sulm në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re, ngjarje kjo e pa precedente dhe e jashtëzakonshme për këtë vend, të largët gjeografikisht nga harta e sulmeve deri të tanishme. Nga manifesti i autorit nënkuptohet qartë se ai ka qenë i motivuar nga ideologjia e ashtuquajtur “superioriteti i bardhë”. Shkurtimisht, “superioriteti i bardhë” është bindje raciste se raca e bardhë është superiore në krahasim me të tjerët dhe prandaj ajo duhet të dominojë. Autori i sulmit tha se për ta bërë atë qw bwri ka kërkuar bekim, dhe se e ka marrë, nga Kalorës Templar (Knights Templar) – zyrë kryqëzate në betejat luftarake kundër muslimanëve në Mesjetë.

A është kjo ngjarje një pikë kthese për të ndryshuar mentalitetin mbi sulmet dhe konceptin mbi ekstremimzin?

Deri më tash jemi mësuar të konisderojmë një sulm si “aktin e kryer nga një praktikant fetar musliman”, edhe pse vlen për t’u ritheksuar se personat që kanë kryer këto akte nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame. Për më tepër, sulmet e ndodhura në Perëndim janë akte të mirëfillta ekstremiste, ndërsa aktet e ngjashme që ndodhin në Lindje cilësohen si “konflikt i armatosur dhe/ose përleshje”. Mediatizimi i ngjarjes mbetet po në të njëjtën linjë. Në Perëndim kronikat mbi sulmin zgjaten me javë të tëra duke analizuar ccdo detaj të mundshëm, ndërsa e njëjta situatë në Lindje(ose në përmasa më të mëdha përsa i përket numrit të viktimave) nuk përmendet, ose në rastin më të mirë manifestohet si një akt i armatosur.

Sulmet ekstremiste të krahut të majtë dhe të djathtë, të grupeve nacionliste, populiste nuk kanë asnjë bindje fetare, por thelbi i sulmit është i bazuar në ideologjinë ekstremiste gjithsesi.

Barack Obama, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, refuzoi të përdorte termin “islami radikal ose terrorizmi islamik”. “Këta janë njerëz(terroristët)që vrasin fëmijë, vrasin muslimanë, marrin skllevër seksi – nuk ka ndonjë arsye fetare që do të justifikonte në asnjë mënyrë ndonjë nga gjërat që ata bëjnë”, citohet Obama i intervistuar nga USA Today, në shtator të vitit 2016

Këtë herë, kthesa e madhe në mentalitet dhe mediatizim na erdhi nga në Zelanda e Re, vendi i largët që askujt nuk ja merrte mendja që do të përballej me një situatë të tillë.

“Ai njeri mund të ketë kërkuar shumë gjëra nga akti i tij. Një prej tyre ishte pikërisht fama. Për këtë arsye, unë nuk do t’ia përmend më kurrë emrin. Në vend të tij përmendni emrat e atyre që humbën jetën”, deklaroi kryeministrja Ardern.

Këtë herë situata mori një tjetër rrjedhë. Kryeministrja ndërmori menjëherë nismën për ndryshimin e ligjit të armëve dhe i dha botës mesazhin se ekstremizmi nuk njeh as religjion dhe as ngjyrë dhe jeta është e shenjë. Sensibilizimi i qyetareve, mediave, dhe i të gjitha komunitete fetare vjen për t’u marr shembull.

Gamal Fouda, imami i xhamisë Al Noor e cila u përball me sulmin t muajin e kaluar në Zelandën e Re tha se “e cilësoj si sulmi i dytë i 11 Shtatorit. Do të jetë një pikë kthese për të ndryshuar botën”. Situata post-sulmit në Zelandën e Re dha mesazhin se kriminelët kanë të vetmen ideologji, atë të krimit. Kjo është e vetmja e përbashkët e tyre. Ata nuk i bashkon as kombësia dhe as religjioni, ata i bashkon krimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne